MJK: ShBA-ja duhet ta trajtojë me kujdes çështjen e Tajvanit

Foto nga VCG

Çështja e Tajvanit është një punë e brendshme e Kinës dhe zgjidhja e saj u përket vetë kinezëve, duke mos lejuar ndërhyrjen e forcave të jashtme. Kështu tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun duke iu përgjigjur një pyetjeje të “Reuters”-it mbi vlerësimet e disa zyrtarëve amerikanë se mundësia e një “pushtimi” nga Kina të ishullit të Tajvanit para vitit 2028 po zvogëlohet.

Pala amerikane duhet të zbatojë konsensusin e rëndësishëm të arritur mes dy krerëve të shtetit, t’u përmbahet parimit të “një Kine” dhe tre komunikatave të përbashkëta Kinë–ShBA, si edhe ta trajtojë me kujdes çështjen e Tajvanit, tha ai.

Në lidhje me raportimet që Tajvani ka marrë dy avionë luftarakë “F-16V” të blerë nga ShBA-ja dhe planifikon të marrë edhe 64 të tjerë brenda këtij viti, Guo ritheksoi se qëndrimi i Kinës kundër shitjes së armëve amerikane për rajonin e Tajvanit është i qartë dhe i pandryshuar.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us