Të hënën, anija kozmike e mallrave “Tianzhou-10” e Kinës u bashkua me sukses modulin kryesor “Tianhe” të stacionit hapësinor kinez, duke çuar furnizime dhe pajisje të reja për astronautët në laboratorin orbital.
Procesi u krye më 13:11 sipas orës së Pekinit, pasi “Tianzhou-10” hyri në orbitë dhe përfundoi rregullimet e statusit të vet, sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës.
Astronautët e ekuipazhit të “Shenzhou-21” në stacionin hapësinor do të hyjnë në anijen e mallrave për të transferuar ngarkesat sipas planit.
Misioni i furnizimit përfshin 41 eksperimente shkencore dhe 67 pajisje të ndryshme, si ngarkesa e njësi eksperimentale, mostra e materiale të konsumueshme, që do të transferohen dhe instalohen në stacionin hapësinor për të mbështetur kërkimet shkencore për jetën në hapësirë, shkencat fizike të mikrogravitetit, teknologjitë e aplikimit në hapësirë, astronominë hapësinore etj.