Dalin katër gjysmëfinalistët e Kupës së Botës në futboll

Foto nga VCG

Të dielën sipas kohës së Pekinit, në çerekfinalen e Kupës së Botës FIFA 2026 të zhvilluar në Majami, Anglia mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1 dhe hyri në gjysmëfinale. Jude Bellingham shënoi dy gola dhe e ndihmoi Anglinë të marrë fitoren.

Në çerekfinalen tjetër të luajtur po atë ditë, Argjentina mundi Zvicrën 3 me 1 pas kohës shtesë dhe u bë gjysmëfinalistja e fundit.

Kështu tani njihen të katër ekipet që marrin pjesë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Franca do të përballet me Spanjën dhe Argjentina me Anglinë.

Në listën e golashënuesve, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi renditen në vendin e parë me nga 8 gola, kurse Harry Kane dhe Jude Bellingham pasojnë me nga 6 gola.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us