Diplomati kinez: Zhvillimi i qëndrueshëm i Kinës kontribuon në paqen botërore dhe qeverisjen globale

Foto nga VCG

Plenumi i pestë i Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) ka siguruar një garanci të fortë politike për avancimin e modernizimit kinez, ndërsa zhvillimi i qëndrueshëm i Kinës do të vazhdojë të kontribuojë në paqen dhe prosperitetin botëror, u shpreh të enjten në Londër një diplomat kinez.

Gjatë një konference për shtyp, Bi Haibo, ministër-këshilltar i Ambasadës së Kinës në Britaninë e Madhe, tha se plenumi ka përcaktuar masa strategjike për ushtrimin e vetëqeverisjes së gjithanshme dhe rigoroze të Partisë.

Sipas tij, plenumi ka një rëndësi të madhe për forcimin e unitetit të Partisë, duke garantuar që anëtarët e saj t’u qëndrojnë besnikë misionit dhe përgjegjësive të tyre, të ruajnë lidhjet e ngushta me popullin dhe të punojnë për objektivin e përbashkët të modernizimit kinez dhe rilindjes kombëtare.

Foto nga VCG

Bi u shpreh gjithashtu që qëndrueshmëria dhe zhvillimi i Kinës përbëjnë në vetvete “një kontribut për paqen botërore”, duke shtuar se Kina do të vijojë të ndjekë një rrugë zhvillimi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm.

Ai theksoi se Kina është e përkushtuar ndaj ndërtimit të një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin, duke nënvizuar se Nisma e Zhvillimit Global, Nisma e Sigurisë Globale, Nisma e Qytetërimit Global dhe Nisma e Qeverisjes Globale përbëjnë zgjidhjet e propozuara nga Kina për përballimin e pasigurive dhe paqëndrueshmërisë në rritje në botë.

Foto nga VCG

“Këto janë gjithashtu nisma që planifikohen dhe zbatohen nëpërmjet veprimeve e masave konkrete dhe jo thjesht nëpërmjet sloganeve”, tha Bi, duke theksuar përkushtimin e Kinës ndaj multilateralizmit, sistemit shumëpalësh të tregtisë me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në qendër, si dhe dhënies së një kontributi më të madh për paqen dhe zhvillimin global.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us