Foto nga VCG
Të shtunën u hapën në Pekin Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë. Sipas kalendarit, përgjatë 5 ditëve do të zhvillohen gjithsej 1301 ndeshje në 51 gara.
51 gara përfshijnë ndeshje sportive, shfaqje artistike dhe aplikacione reale të robotëve humanoidë.
Përveç ndeshjeve tradicionale si vrapimi 100 metra dhe futbolli, këtë vit janë shtuar ndeshje të reja si Tai Chi, pingpong, tenis, tërheqje litari, ngritje peshash etj.
Ndërkohë në aspektin e aplikacioneve reale, do të shtohen edhe 14 aplikacione të reja në fushat e familjes, hotelerisë, logjistikës etj.
Lojërat e këtij viti kanë tërhequr 666 ekipe nga 16 vende në gjashtë kontinente dhe do të konkurrojnë 2056 robotë, numër ky i katërfishuar në krahasim me vitin e kaluar.