Foto nga VCG
Sipas të dhënave nga platformat e internetit, deri më tani arkëtimet e kinemave për vitin 2026 arrijnë mbi 23.5miliardë juanë, ndërsa arkëtimet nga kinematë gjatë pushimeve verore në Kinë tejkalojnë 7.7 miliardë juanë.
Gjatë pushimeve verore të këtij viti që filluan më 1 qershor, u shfaqën mbi 120 filma kinezë e të huaj me tema të ndryshme, përfshirë ata historikë, filma me tema aktuale, arte marciale, komikë, të animuar etj.
Filmi komedi i animuar “Të gjitha dëshirat realizohen” merr frymëzim nga legjendat tradicionale kineze, duke shfaqur thelbin e estetikës lindore. Që nga publikimi i tij, shitja e biletave është rritur vazhdimisht. Deri më sot ka arkëtuar mbi 1.2 miliardë juanë.