Kryeministri kinez thekson promovimin e prodhimit të pajisjeve të nivelit të lartë

Foto nga Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang theksoi të hënën zhvillimin e prodhimit të pajisjeve të nivelit të lartë për të përshpejtuar ndërtimin e një sistemi modern industrial, duke i dhënë vrull të ri zhvillimit me cilësi të lartë.

Li i tha këto gjatë inspektimit të punës në qytetin Dalin të provincës Liaoning.

Kryeministri Li u shpreh që duhet të përshpejtohen përparimet në teknologjitë kryesore dhe të përgatiten një grup talentesh teknike e punëtorësh të kualifikuar, duke vazhduar ruajtjen dhe zgjerimin e epërsisë konkurruese të industrive të ndërtimit të anijeve dhe të pajisjeve inxhinierike detare.

Dalian-i ka një histori të gjatë në industrinë e ndërtimit të anijeve dhe një bazë të fortë për zhvillimin e prodhimit të pajisjeve të nivelit të lartë, vuri në dukje Li Qiang, duke bërë thirrje për ndërtimin e sektorit të përparuar të prodhimit dhe të bazës së ndërtimit të anijeve të klasit botëror.

Kryeministri Li theksoi gjithashtu përshpejtimin e transformimit të arritjeve tekniko-shkencore, si edhe promovimin e përdorimit të sigurt të teknologjisë së energjisë bërthamore të brezit të ri, për t’i shërbyer më mirë zhvillimit të gjelbër dhe me karbon të ulët.

Në ndërtimin e një sistemi modern industrial duhen bërë përpjekje jo vetëm për të përgatitur dhe zgjeruar industritë e reja dhe ato të ardhshme, por edhe për të përditësuar sektorët tradicionalë, tha ai.

Li Qiang shtoi se zhvillimi dhe prodhimi i pajisjeve petrokimike të nivelit të lartë luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të industrive përkatëse.

Ai bëri thirrje për fuqizimin e industrisë nëpërmjet teknologjive digjitale dhe inteligjente, forcimin e qëndrueshmërisë së zinxhirëve industrialë e furnizues dhe përmirësimin e vazhdueshëm të konkurrueshmërisë thelbësore.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us