foto nga VCG
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, njëherësh anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKK-së, i dërgoi mesazh ngushëllimi homologut të tij të Venezuelës Yván GIL Pinto, për prekjen e këtij vendi nga një tërmet i fuqishëm.
Në mesazhin e tij, Wang Yi tha se u befasua kur mësoi se vendi pësoi fatkeqësinë e tërmetit të fuqishëm, që shkaktoi humbje të mëdha në njerëz dhe materiale. Ai shprehu hidhërimin e thellë për viktimat e tërmetit dhe ngushëllimet e sinqerta për të plagosurit dhe familjet e tyre.
“Besoj se nën udhëheqjen e fortë të qeverisë së Venezuelës, populli venezuelian me siguri do të fitojë mbi fatkeqësinë dhe të rindërtojë sa më parë vatrat,” shprehu besimin kryediplomati kinez.

foto nga VCG

foto nga VCG