foto nga VCG
Një përfaqësues i Kinës në Gjenevë foli të martën mbi përparimin e vendit në fushën e të drejtave të njeriut gjatë procesit të modernizimit kinez, në kuadër të një aktiviteti anësor të sesionit të 63-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Kina është e përkushtuar të ndajë në platformat ndërkombëtare, përvojat e saj efektive në avancimin e të drejtave të njeriut, tha Li Xiaomei, ministre në delegacionin kinez pranë OKB-së në Gjenevë, ndërsa moderonte aktivitetin mbi Qendrën e Njohurive për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore në “Palais des Nations”.
Qendra u krijua në vitin 2024 në zbatim të rezolutës për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, të iniciuar nga Kina dhe të miratuar me konsensus në sesionin e 54-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në vitin 2023, ndërsa platforma e saj online u lançua në vitin 2025.
Aktiviteti u bashkëorganizua nga Misioni i Përhershëm i Kinës në Gjenevë, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe partnerë të tjerë.
Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues nga Afrika e Jugut, Meksika, Bashkimi Evropian dhe Malajzia, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, të botës akademike, përfaqësues të përhershëm dhe diplomatë të lartë.