Përshëndetje, Kirgizistan!

Kirgizistani, që ndodhet në verilindjen e Azisë Qendrore, ka një sipërfaqe rreth 199 900 kilometra katrorë dhe një popullsi prej rreth 7.4 milionë banorësh të mbi 80 kombësive. Kryeqyteti është Bishkek.

Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Kirgizistanit më 5 janar 1992, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë aktive, të shëndetshme e të qëndrueshme. Në vitin 2023, marrëdhëniet Kinë-Kirgizistan u ngritën në nivelin e partneritetit të gjithanshëm strategjik në epokën e re dhe dy vendet njoftuan krijimin e bashkësisë me të ardhme të përbashkët të fqinjësisë së mirë dhe të lulëzimit të përbashkët.

Kirgizistani është një nga vendet e para që mbështetën dhe marrin pjesë në ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”. Kina është bërë për shumë vjet me radhë partnerja më e madhe tregtare, burimi më i madh importit dhe burimi më i madh i investimeve të huaja i Kirgizistanit.

Nga 30 gushti deri më 3 shtator, presidenti kinez Xi Jinping do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2026, që do të mbahet në Bishkek, dhe do të bëjë vizita shtetërore në Kirgizistan e Egjipt, me ftesë të presidentit të Kirgizistanit Sadyr Nurgozhoevich Japarov dhe të presidentit të Egjiptit Abdul Fatah al-Sisi.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us