Presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon arrin për vizitë shtetërore në Kinë

Me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, të hënën pasdite presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon arriti në Pekin për një vizitë shtetërore 4-ditore në Kinë.

Tani marrëdhëniet Kinë-Taxhikistan janë në periudhën më të mirë në histori dhe krerët e të dy shteteve kanë ruajtur shkëmbimet e ngushta dhe komunikimin strategjik. Nën udhëheqjen strategjike të të dy presidentëve, marrëdhëniet e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës e Taxhikistanit në epokën e re vazhdojnë të ruajnë zhvillimin e qëndrueshëm në të gjitha fushat. Besimi i ndërsjellë politik midis të dy vendeve ka arritur në një nivel të ri të lartë, tregtia dypalëshe ka ruajtur prirjen e rritjes, bashkëpunimi ndërkombëtar ka pasur rezultate të frytshme, miqësia popullore është thelluar pandërprerë dhe Kina e Taxhikistani janë bërë partnerë të vërtetë strategjikë në të gjitha fushat.

Kjo do të jetë vizita e 22-të e presidentit Rahmon në Kinë.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us