Produktet e zgjuara të prodhuara nga Kina po fitojnë gjithnjë e më shumë njohje në Evropë

Foto nga VCG

Pak ditë më parë u zhvillua në Berlin të Gjermanisë Ekspozita Ndërkombëtare e Pajisjeve Elektronike dhe Shtëpiake 2026 (IFA 2026), ku morën pjesë mbi 1900 kompani globale, duke përfshirë mbi 900 sipërmarrje kineze. Produktet e zgjuara me inovacion teknologjik të paraqitura nga ekspozuesit kinezë ishin shumë tërheqëse, duke fituar njohjen e konsumatorëve dhe profesionistëve evropianë. Ekspertët u shprehën se markat kineze të nxitura nga inteligjenca artificiale, robotika etj., po bëhen një forcë e rëndësishme në zhvillimin inovativ global të elektronikës së konsumit dhe që sipërmarrjet kineze janë jo vetëm prodhuese, por edhe lidere në teknologjinë e përparuar globale. Përveç teknologjive të tyre, sipërmarrjet kineze kanë fituar gjithashtu besimin e partnerëve evropianë përmes cilësisë së qëndrueshme dhe shërbimit të besueshëm. Kompanitë evropiane shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin me sipërmarrjet kineze, duke vënë në dukje se të dyja palët mund të arrijnë më shumë rezultate përmes bashkëpunimit.

Perry Yun, zv.presidenti i kompanisë së dronëve “Potensic” të Kinës, u shpreh:

Droni ynë “Atom-3” përmban një sensor të madh CMOS 1/1.3-inç, video HDR 4K/60fps, modalitet fotografie 8K, sistemin e transmetimit të imazheve në distancë deri në 16 kilometra dhe kohën e funksionimit në 40 minuta, të gjitha këto në një trup vetëm me peshë prej 249 gramësh. Dronët tanë janë të pajisur me modelin AI, që mund të arrijë lëvizjen e automatizuar të kamerës dhe xhirimin me një prekje, duke u mundësuar përdoruesve që e përdorin dronin për herë të parë të xhirojnë pamje me cilësi profesionale.

Crystal Liu, menaxherja e markës e kompanisë së robotëve pastrues “WYBOT” të Kinës, tha:

Këtë herë kompania po prezanton “WYBOT S3”, një produkt që kryeson teknologjinë e re në këtë sektor. Ai përfshin vizionin AI, hartën 3D, grumbullimin autonom të mbeturinave dhe ngarkimin e baterisë me energji diellore, duke realizuar pastrimin krejt autonom të pishinës.

Një konsumator u shpreh:

Mendoj që evropianët duhet t’i shikojnë dhe t’i përdorin këto produkte, të cilat janë vërtet shumë të përparuara dhe fantastike. Do t’ua rekomandoj pa dyshim produktet kineze familjes dhe miqve.

Dirk Huisinga, menaxheri i shitjeve në Evropë i kompanisë inxhinierike gjermane “CONCEPT”, u shpreh:

Mendoj se kompanitë kineze janë ndër ekspozuesit më inovatorë dhe më të gjallë në IFA. Ato nuk janë thjesht prodhuese, por edhe udhëheqëse të teknologjisë globale që drejton inovacionin në fushën e inteligjencës artificiale, pajisjeve të zgjuara, robotikës dhe të konsumit elektronik.

Crystal Liu, menaxherja e markës e kompanisë së robotëve pastrues “WYBOT” të Kinës, theksoi:

Markat kineze kanë pasur një transformim të rëndësishëm në tregun global të konsumit. Sot, falë teknologjive origjinale, sistemeve të markave dhe shërbimeve të Kinës, konsumatorët në mbarë botën po krijojnë një kuptim dhe perceptim krejt të ri për markat kineze.

Perry Yun, zv.presidenti i kompanisë së dronëve “Potensic” të Kinës, u shpreh:

Globalizimi i sipërmarrjeve kineze ka kaluar nga epoka 1.0 e eksportit të produkteve në epokën 2.0 të shtrirjes globale të markave dhe ekosistemeve të plota. Në të kaluarën, fokusi ishte shitja e produkteve jashtë vendit, ndërsa sot është në eksportin e markave dhe ekosistemeve në tregun global, duke mbuluar të gjitha nivelet, nga reagimi për kërkim-zhvillimin e shërbimet vendase deri në ekosistemet dhe rrjetet e shitjes. Partnerët evropianë nuk vlerësojnë thjesht çmimet e ulëta, por i kushtojnë vëmendje më të madhe cilësisë së qëndrueshme, shërbimit të besueshëm dhe shitjes së vazhdueshme.

Dr. Norbert Kotzbauer, drejtor menaxhues dhe CEO e “METZ”, u shpreh:

Mendoj se surpriza më e madhe është që në një kompani kineze gjithçka është e disponueshme. Kina jo vetëm e zotëron teknologjinë, por edhe e sjell atë në treg. Kompania jonë mëmë është një sipërmarrje kineze dhe ky është një sinjal shumë pozitiv. Kompania mëmë na mbështet fuqimisht dhe na ndihmon të sjellim në treg produkte cilësore.

Stijn Madou, themeluesi dhe CEO i “CAMOUFLAGE”, u shpreh:

Kam bashkëpunuar me furnizues kinezë për vite me radhë dhe jam i kënaqur të bëj biznes me ta. Të gjitha produktet tona prodhohen në Kinë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkëpunimi dhe më pëlqen t’i zhvillojmë produktet së bashku me ta. Mendoj që furnizuesit kinezë bëjnë një punë shumë të mirë.

Dirk Huisinga, menaxheri i shitjeve në Evropë i kompanisë inxhinierike gjermane “CONCEPT”, u shpreh:

Mendoj se Kina është shumë e rëndësishme dhe mesazhi është shumë i thjeshtë: Evropa dhe Kina mund të arrijnë gjithnjë e më shumë rezultate me anë të partneritetit, inovacionit dhe bashkëpunimit afatgjatë. Zhvillimi i dialogut dhe kërkimi së bashku i zgjidhjeve është zgjedhja më e mirë. AI integrohet pothuajse me të gjitha produktet e shërbimet dhe do të sjellë mundësi të madhe. Kompanitë kineze e evropiane mund të punojnë së bashku duke kombinuar epërsitë e njëra-tjetrës në inovacionin, prodhimin, përvojën e shkëlqyer të tregut dhe ekosistemet e fuqishme të shërbimit.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us