Kevin Warsh (Foto VCG)
Rezerva Federale e ShBA-së ngriti të mërkurën normat e interesit me 25 pikë bazë për të luftuar inflacionin, duke i çuar në 3.75 – 4 %, rritja e saj e parë që nga korriku 2023.
Komiteti Federal i Tregut të Hapur votoi unanimisht 12 me 0 për rritjen, në një mbledhje të mbajtur më 15-16 shtator.
“Fakti i thjeshtë është që inflacioni është tepër i lartë dhe ka qenë për shumë kohë,” tha në një konferencë shtypi kryetari i Fed-it Kevin Warsh. Sipas tij, ka rrezik që shpresat e njerëzve lidhur me inflacionin të bëhen “të paqëndrueshme”, pra njerëzit mund të humbasin besimin te normalizimi i inflacionit.
Megjithatë disa ekonomistë kanë shprehur dyshime nëse rritja ishte e nevojshme, duke argumentuar që rritjet e fundit të çmimeve thelbësore vijnë kryesisht nga tronditjet e përkohshme a që kanë të bëjnë me ofertën dhe jo nga “mbinxehja” e ekonomisë së brendshme të drejtuar nga kërkesa.
Fed-i do të zhvillojë dy takime të tjera përpara fundit të vitit, duke lënë hapësirën për rritje të mëtejshme të normave nëse inflacioni mbetet i lartë.