SHBA përfshin ndërmarrjet kineze në “listën e ndërmarrjeve ushtarake”, Kina shpreh pakënaqësi të fortë

Foto nga VCG

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës u shpreh që Kina ka vënë re veprimin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, që ka përfshirë shumë ndërmarrje kineze në “listën e ndërmarrjeve ushtarake të Kinës” dhe theksoi që Kina është shumë e pakënaqur dhe shpreh kundërshtim të vendosur ndaj këtij veprimi.

Zëdhënësi theksoi që veprimi i SHBA-së dëmton rëndë rendin ndërkombëtar të tregtisë dhe ekonomisë, rrezikon fort stabilitetin e zinxhirit global të prodhimit dhe furnizimit, si dhe dëmton seriozisht të drejtat ligjore dhe të arsyeshme të kompanive kineze.

Kina nxit SHBA-në të ndalë menjëherë masat e gabuara, të anulojë menjëherë masat përkatëse, të kthehet në shinat e drejta të ndërtimit të stabilitetit strategjik konstruktiv të marrëdhënieve Kinë-SHBA si dhe të ofrojë trajtime të barabarta, të drejta dhe jodiskriminuese. Përndryshe, Kina medoemos do të kundërpërgjigjet në mënyrë të fuqishme dhe të gjitha pasojat dhe përgjegjësitë do të mbahen krejtësisht nga SHBA.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us