Sondazhi i “Pew”: Kina, më e besueshme se ShBA-ja dhe BE për të rregulluar AI-në

Foto nga VCG

Kina është më e besueshme se ShBA-ja dhe BE-ja për të rregulluar AI-në, sipas një sondazhi të fundit të kryer në 12 vende e rajone nga Qendra e Kërkimeve “Pew”, një institut studimi politikash me bazë në ShBA.

Sipas sondazhit, 43 % e pjesëmarrësve i besonin Kinës për të rregulluar efektivisht AI-në, 35 % ShBA-së dhe 34 % BE-së. Kjo tregon një ndryshim nga sondazhi i “Pew”-it më 2025 për të njëjtën pyetje me një grup të ndryshëm prej 25 vendesh, ku pjesëmarrësit prireshin të kishin më shumë besim te BE-ja për të rregulluar AI-në, e pasuar nga ShBA-ja dhe Kina.

Sondazhi tregoi gjithashtu që besimi në rregullimin e AI-së ishte i lidhur me mendimet e njerëzve për Kinën, ShBA-në dhe BE-në. Pjesëmarrësit që kishin pikëpamje pozitive për Kinën, ShBA-në dhe BE-në kishte më shumë gjasa t’ua besonin atyre rregullimin e AI-së sesa ata që nuk kishin pikëpamje pozitive.

Sondazhi është pjesë e një studimi më të gjerë të Qendrës së Kërkimeve “Pew” mbi mënyrën se si njerëzit anembanë botës shohin AI-në, i cili u krye me 42151 veta në 36 vende e rajone nga 8 shkurt deri në 13 maj 2026.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us