Foto nga VCG
Të martën, gazeta britanike “Financial Times” botoi një artikull me titull “Robotët humanoidë kinezë dalin duke luftuar”, ku thuhet që robotët humanoidë kinezë kanë arritur përparime të rëndësishme në fushën e kontrollit të lëvizjes, duke shfaqur një konkurrencë të fortë.
Në artikull u vu në dukje se një video e rrëzimit përtokë të drejtorit ekzekutiv të një kompanie kineze të robotëve nga një robot humanoid, ka ngjallur diskutime të nxehta, por tregon gjithashtu përparimin e shpejtë të sektorit të robotëve vitin e kaluar dhe potencialin e madh të aplikimeve industriale.
Sipas artikullit, sektori i robotëve ka potencial të madh dhe ka lidhje të ngushtë me lulëzimin e inteligjencës artificiale. Kina ka pasur përparime të rëndësishme në kontrollin e lëvizjes së robotëve, që është një nga problemet më të vështira për t’u zgjidhur. Sipërmarrjet kineze të robotëve janë gati të hyjnë në fazën e prodhimit masiv.
Artikulli shton që, pavarësisht kufizimeve, Kina ende zotëron forcën për ta udhëhequr industrinë globale të robotëve, dhe epërsia e saj thelbësore në fushën e prodhimit dhe kontrollin e kostos do të vazhdojë të ushtrojë ndikim të madh.