Kina organizon veprimtarinë globale të Ditës Botërore të Pastrimit 2026

foto nga VCG

Veprimtaria globale e Ditës Botërore të Pastrimit për vitin 2026 po mbahet në Shaoxing, në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, nga data 19 deri më 21 shtator. Dita Botërore e Pastrimit është më 20 shtator dhe tema e këtij viti përqendrohet te kalimi nga pakësimi i mbetjeve ushqimore drejt krijimit të qyteteve më të pastra.

Për herë të parë, vendi kryesor i zhvillimit të kësaj veprimtarie globale është në Kinë.

Mbetjet ushqimore përbëjnë një pjesë të madhe të sfidës globale mjedisore. Sipas Raportit të Treguesit të Mbetjeve Ushqimore 2024 të Programit të OKB-së për Mjedisin, në vitin 2022 u vlerësua se në nivel global u çuan dëm 1.05 miliard tonë ushqim, duke përfshirë mbetjet nga familjet, shërbimet ushqimore dhe sektori i shitjes me pakicë. Kjo shifër përfaqësonte rreth 19 % të ushqimit për konsumatorët, ndërsa humbja dhe hedhja e ushqimit ishin përgjegjëse për rreth 8-10 % të emetimeve globale të gazeve serrë.

foto nga VCG

Në shkallë kombëtare, Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural e Kinës njoftoi që, deri në fund të vitit 2025, klasifikimi i mbetjeve shtëpiake kishte arritur praktikisht mbulim të plotë në zonat e banuara të 297 qyteteve (në nivel prefekture dhe më lart). Kina kishte 1.137 impiante për shndërrimin e mbetjeve në energji, me një kapacitet trajtimi ditor prej 1.18 milion tonësh.

Pesëmbëdhjetë rajone të nivelit provincial, përfshirë Pekinin, Zhejiang-un dhe Shandong-un, kishin arritur eliminimin e plotë të dërgimit në vendgrumbullime të mbetjeve shtëpiake të patrajtuara.

foto nga VCG

Kina synon të rrisë shkallën kombëtare të shfrytëzimit të burimeve nga mbetjet urbane shtëpiake në mbi 76 % deri në fund të vitit 2030.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni