Hapet në Kinën Veriperëndimore ekspozita kulturore e Dunhuang-ut për të nxitur dialogun ndërmjet qytetërimeve

Foto nga CMG

Dunhuang, një nyjë e Rrugës së lashtë të Mëndafshit në Kinën Veriperëndimore, është bërë një pikë fokus për dialogun ndërkulturor, ndërsa Ekspozita e 9-të Kulturore Ndërkombëtare e Rrugës së Mëndafshit (Dunhuang) u hap atje të martën.

Veprimtaria treditore ka mbledhur rreth 1 200 përfaqësues nga më shumë se 50 vende dhe rajone. Ajo përfshin forume, ekspozita kulturore dhe shfaqje artistike për të paraqitur kulturën e pasur të Dunhuang-ut dhe për të promovuar dialogun mbi bashkëpunimin kulturor global.

Duke folur në ceremoninë e hapjes, Shahbaz Khan, drejtor i Zyrës Rajonale të UNESCO-s për Azinë Lindore, tha se modelet e reja të shkëmbimit ndërmjet qytetërimeve janë urgjentisht të nevojshme “për të prekur zemrat e njerëzve, për të zbutur armiqësitë, për të sheshuar ndarjet dhe për të nxitur harmoninë në botën tonë.”

Foto nga CMG

“Dunhuang-u jo vetëm që ruan relike kulturore të rralla e të jashtëzakonshme dhe mbron një trashëgimi kulturore jomateriale me vlerë të jashtëzakonshme, por ofron gjithashtu mësime historike të paçmueshme për kombet moderne që kërkojnë pikat e përbashkëta duke respektuar dallimet,” shtoi ai.

Dunhuang-u, në provincën Gansu, ishte një pikëtakimi për qytetërimet në kohët e lashta. Sot ai tërheq ende vizitorë e studiues nga e gjithë bota që dëshirojnë të eksplorojnë rëndësinë historike të shpellave “Mogao”.

Foto nga CMG

Që nga nisja e saj më 2016, ekspozita ka tërhequr pothuajse 10 000 pjesëmarrës nga më shumë se 120 vende e rajone, duke nxitur shkëmbimet kulturore dhe dialogun ndërmjet qytetërimeve.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni