Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

Foto nga CMG

Kina do të miratojë një arkitekturë “dy lëshime, një ankorim në orbitën hënore” për programin e saj të eksplorimit të Hënës me astronautë, tha një inxhinier të shtunën, ndërsa puna zhvillimore për uljen në Hënë përparon vazhdimisht.

Wang Xiang, zv.kryeprojektuesi i programit hapësinor me astronautë të Kinës dhe kryeprojektuesi i programit të eksplorimit hënor, e përshkroi planin në Simpoziumin e 7-të të Fluturimeve Hapësinorë me Astronautë në Pekin.

Sipas skemës, dy raketa do të dërgojnë veçmas anijen hënore “Lanyue” dhe anijen kozmike me ekuipazh “Mengzhou” në orbitën e transferimit Tokë-Hënë, dhe dy anijet kozmike do të kryejnë një ankorim në orbitën hënore. Astronautët më pas do të transferohen nga anija kozmike “Mengzhou” në anijen e uljes “Lanyue” për zbritjen mbi sipërfaqen hënore dhe punën shkencore pasuese.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Wang theksoi që qasja përputhet me aftësitë teknike dhe infrastrukturën ekzistuese të Kinës, dhe zhvillimi i veçantë i anijes kozmike e i anijes së uljes hënore mund të ndihmojë në standardizimin e prodhimit dhe të mbështesë formimin e një grupi afatgjatë mjetesh.

Ndërsa plani përballet gjithashtu me sfida të konsiderueshme, Wang tha se sistemi i ri për mobilizimin e burimeve në të gjithë vendin është epërsi themelore për t’i përballuar ato.

Ai tha që programi ka krijuar plane sistemore, standarde teknike dhe kërkesa cilësie sipas një kuadri të vetëm zhvillimi, dhe ka praktikuar një qasje të integruar të projektimit në verifikimin mes nënsistemeve.

Deri më tani, zhvillimi i raketës bartëse “Marshim i Madh-10”, anijes kozmike me ekuipazh “Mengzhou” dhe anijes së uljes në Hënë “Lanyue” ka ecur pa probleme.

Wang tha se eksplorimi i ardhshëm hënor duhet të ndjekë parimin e mbledhjes së njohurive dhe të forcimit të aftësive përpara se të kalojë në shfrytëzimin e burimeve, me një fazë të zgjatur studimi të nevojshme për të kuptuar Hënën në mënyrë të qëndrueshme, hap pas hapi.

Ai shtoi që ulja në Hënë me astronautë dhe eksplorimi hënor pa astronautë kanë shumë elemente të përbashkëta në teknologjitë kryesore, infrastrukturën e personelin, dhe se arritjet nga programi i mëparshëm i eksplorimit hënor “Chang’e” do të mbështesin gjithashtu përpjekjen e uljes me ekuipazh.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni