Zhvillohet në Hong-Kong Konferenca e Inovacionit të Gjelbër “Një brez, një rrugë” 2026

Foto nga VCG

Konferenca e Inovacionit të Gjelbër “Një brez, një rrugë” 2026 u zhvillua të hënën në Hong-Kong, duke mbledhur zyrtarë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit industrial, për të diskutuar nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër të vendeve të Jugut Global.

Foto nga VCG

Ministri i Ekologjisë dhe Mjedisit i Kinës, Huang Runqiu, tha në fjalën e tij se Kina vazhdon ta integrojë konceptin e zhvillimit të gjelbër në të gjithë procesin dhe në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Duke mbështetur vizionin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin, Kina po thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në fusha si tranzicioni i gjelbër dhe me karbon të ulët, si edhe mbrojtja ekologjike dhe mjedisore.

Ai shtoi se kjo nismë e gjelbër mbështetet në avantazhet e Kinës në industri dhe teknologji, përputhet ngushtë me nevojat e zhvillimit të vendeve të ndryshme dhe ndihmon më shumë vende të Jugut Global të avancojnë tranzicionin e gjelbër.

Kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, John Lee, vuri në dukje se Hong-Kongu është në një pozicion të favorshëm për t’u ofruar partnerëve të nismës “Një brez, një rrugë” shërbime profesionale në fusha si financimi, menaxhimi i projekteve dhe menaxhimi i rrezikut për projektet e infrastrukturës së gjelbër dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në konferencë morën pjesë gati 300 persona nga më shumë se 20 vende.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni