Intervistë eksklusive e CMG-së me Kryetarin e Parlamentit të Kenias Moses Wetang’ula

“Përvoja e Kinës në aspekte si zhvillimi shoqëror, rritja ekonomike, industrializimi, manifaktura, teknika inxhinierike dhe jetesa e popullit, është e vlefshme për ne për të nxjerrë mësime,” tha z. Moses Wetang’ula, Kryetar i Parlamentit të Kenias.

Ai i tha këto gjatë një interviste eksklusive për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), në kuadrin e Forumit të Ligjvënësve për Shkëmbimet Miqësore, që u zhvillua në 13 deri më 16 tetor në qytetin Tianjin të Kinës Verirore.

“Ky forum ka rëndësi të madhe për ne,” theksoi z. Wetang’ula, duke shpjeguar se Kina është partner i ngushtë i ekonomive të reja të Afrikës. Veprat kineze mund të shihen pothuajse në çdo vend afrikan. Situata është e ngjashme edhe në vende të tjera në zhvillim. Miq nga Jugu Global, bregdeti i Mesdheut, Azia dhe Amerika e Jugut morën pjesë gjithashtu në këtë takim, duke ndarë një ndjenjë të përbashkët.

Kur mblidhemi për të shkëmbyer përvoja dhe për të diskutuar mënyra për të përmirësuar jetën e popullit tonë, Kina, si partner kyç, është një partner i rëndësishëm për bashkëpunimin tonë. Arsyeja është e thjeshtë: Kina e sotme nuk është më Kina e 30 vjetëve më parë. Sipas nesh, Kina ka bërë tashmë një hap të madh përpara.

Pas vizitës në portin e Tianjinit, z. Wetang’ula shprehu mendimi se ky është një nga portet e nivelit më të lartë në botë. Ky është një shembull i zhvillimit dhe tranzicionit të shpejtë të Kinës, që vlen për t’u mësuar dhe për t’u ndjekur nga shumë vende të tjera.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni