Foto nga Xinhua
Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, të martën vlerësoi punën e palodhur dhe kontributet e punonjësve të shpërndarjes.
Gjatë vizitës në një mensë komunitare për të moshuarit, gjatë turit të tij dy-ditor të inspektimit në Pekin, Xi bisedoi me tre punonjës të shpërndarjes që po pushonin në mensë, duke i pyetur për punën dhe jetën e tyre.
“Ju keni punuar shumë për të përmbushur nevojat e familjeve të panumërta. Qyteti nuk mund të funksionojë pa punëtorë si ju. Shpresoj që të gjithë të mund të jetoni një jetë të mirë dhe të punoni mirë”, tha Xi.
Xi u kërkoi komiteteve të Partisë dhe qeverive në të gjitha nivelet, të kujdesen për punëtorët në format e reja të punësimit dhe të ofrojnë shërbime cilësore për punën, jetën e tyre të përditshme dhe studimin.