Foto nga Xinhua
Të mërkurën, Kryeministri i Kinës Li Qiang bëri thirrje për promovimin e gjithanshëm të inovacionit dhe përdorimin e inteligjencës artificiale (AI), për të përgatitur forcat e reja prodhuese duke nxitur zhvillimin cilësor.
Li Qiang i tha këto në një mbledhje të Këshillit të Shtetit me temë zhvillimin e AI-së.
Kryeministri Li Qiang u shpreh se Kina duhet të kuptojë me saktësi prirjen e zhvillimit të AI-së, duke e përdorur gjerësisht AI në skenarë të ndryshëm për të liruar më mirë potencialin e teknologjisë.
Li Qiang u kërkoi palëve të ndryshme të hartojnë strategjinë e zhvillimit të teknologjisë drejt së ardhmes, të promovojnë përdorimin tregtar të AI-së në përmasa të mëdha, të koordinojnë më mirë burimet kryesore duke përfshirë të dhënat, fuqinë kompjuterike, furnizimin me energji elektrike etj., të zgjerojnë shkëmbimet teknologjike ndërkombëtare duke forcuar qeverisjen e AI-së nëpërmjet përmirësimit të ligjit, politikave, standardeve teknologjike dhe normave etike.
Krahas këtyre, Kina duhet të krijojë një mjedis të hapur dhe gjithëpërfshirës, duke përgatitur më shumë talente në këtë fushë, shtoi Kryeministri Li Qiang.
Zhou Bowen, drejtori i Laboratorit të Inteligjencës Artificiale të Shangait, bëri një raport në mbledhje.
Zv/Kryeministrat Ding Xuexiang dhe Zhang Guoqing morën pjesë gjithashtu në diskutime.