Kina do të shfrytëzojë inteligjencën artificiale për krijimin e vendeve të punës në mbështetje të të diplomuarve

Foto nga VCG

Autoritetet e burimeve njerëzore të Kinës, po eksplorojnë aktivisht masa për krijimin e vendeve të reja të punës nëpërmjet shfrytëzimit të inteligjencës artificiale, si dhe kanë hartuar një strategji gjithëpërfshirëse për rritjen e punësimit në vitin 2026, tha një zyrtare e lartë të shtunën.

Në një konferencë për shtyp me temën e jetesës së popullit, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Ministrja e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore Wang Xiaoping, u shpreh se do të shfrytëzohet fuqishëm potenciali i punësimit në sektorë të tillë si ekonomia digjitale, prodhimi i nivelit të lartë dhe shërbimet moderne për të rritur punësimin.

Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore do të ndërmarrë veprime të koordinuara për të siguruar dhe zgjeruar punësimin. Do të forcohet mbështetja për sektorët që kërkojnë shumë fuqi punëtore si tregtia e jashtme, ndërtimi, hoteleria etj. për të stabilizuar vendet ekzistuese të punës. Njëkohësisht, qeveria kineze do të punojë për të krijuar vende të reja pune në sektorë të rinj si ekonomia digjitale, prodhimi i përparuar.

Rritja e punësimit të të rinjve është një përparësi kryesore. Këtë vit rreth 12.7 milionë të diplomuar të shkollave të larta, do të hyjnë në tregun e punës. Ministrja Wang Xiaoping u zotua të përsosë politikat përkatëse dhe të eksplorojë të gjitha kanalet e mundshme për të zgjeruar mundësitë për punësim. “Ne do t’i ndihmojmë të rinjtë të luajnë talentet e tyre në të gjitha sektorët,” tha ajo.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni