Kinë: Pushimet e Ditës “Qingming”, shitja e biletave të kinemave i kalon 304 milionë juanët

Foto nga VCG

Deri në orën 21 të së hënës, shitja e biletave të kinemave gjatë pushimeve të Ditës “Qingming” (4-6 prill) në Kinë arriti në 304 milionë juanë, numri i përgjithshëm i shikuesve në 7.984 milionë dhe numri i shfaqjes së filmave 1.454 milion, duke vendosur rekord në Ditën “Qingming”.

Filmat e shfaqur në këtë periudhë ishin me tema të pasura. Shumë prej tyre ishin mbi temën historike, pasi sivjet është 90-vjetori i fitores së Marshimit të Madh të Ushtrisë së Kuqe. “Gjysmë batanije” me teknologjinë VR bazohet mbi një ngjarje që ka ndodhur gjatë Marshimit të Madh. “Tetë fëmijë në ushtri” tregon historinë e një gruaje të quajtur Yang, që dërgoi tetë fëmijë në ushtri, të cilët u sakrifikuan gjatë luftës.

Përveç temës historike, filmat e shfaqur në këtë periudhë kanë ofruar mundësi të pasura për shikuesit, si filmat dramatikë, mister, dokumentarë dhe të animuar. “Nuk ka gjë” fokusohet te marrëdhëniet familjare nënë-vajzë, duke treguar mosmarrëveshjet e ashpra të mendimeve mbi jetën mes grave të dy brezave, ndërsa “Kori i grave ‘Drita e diellit’” tregon për “dashurinë perfektë” nga një “nëne joperfekte”.

Gjatë pushimeve të Ditës “Qingming”, krahinat e ndryshme në Kinë kanë organizuar aktivitete tematike “Film+”, duke kapërcyer kufirin mes filmit dhe turizmit. Kjo ka plotësuar kërkeat e shikuesve dhe ka çliruar potencialin e konsumit, duke i sjellë gjallëri të re tregut turistik gjatë pushimeve.

Në distriktin Chaoyang të Pekinit, kinematë janë pikat e para eksperimentale të konsumit “Film+”. Njerëzit me bileta kinemaje mund të përfitojnë lodra popullore e pije të posaçme, si edhe ulje çmimesh nga bizneset përreth kinemasë. Kështu, fluksi i shikuesve shndërrohet në fluks konsumi.

Menaxheri i kinemasë “Wanda” të zonës CBD të Pekinit, Chi Zheng, u shpreh: “Këtu ne ofrojmë jo vetëm filma, por edhe aktivitete në terren me mallra tematike, duke e shndërruar kinemanë në një zonë argëtimi për tërë familjen e shikuesit.”

Gjatë pushimeve, “Udhëtimi me filmat” është bërë moda e re. Në Xian, me modelin “film+turizëm” zona kinematografike është bërë një destinacion i nxehtë turistik, ku vizitorët mund të shikojnë në afër sendet e vjetra, duke u njohur me historinë e kinematografisë.

Një vizitor u shpreh: “Kjo më ndihmon të kuptoj historinë kinematografike të Kinës. Unë mund të ndjek gjurmët e filmave, gjë që më ka dhënë gëzim, si dhe njohuri.”

Në kinemanë XR të kësaj zone, shikuesit mund të ndiejnë në mënyrë të gjallë skenat e filmit dhe fuqinë kinematografike moderne.

Tani gjithnjë e më shumë skena filmi janë bërë destinacione turistike dhe ““Udhëtimi me filmat” është një prirje në rritje të vazhdueshme.

Në qytetin Haikou të provincës Hainan, lagjet e vjetra, Komuna e Filmit e Liqenit Guanlan dhe eleganca romantike e gjirit Haikou janë shfaqur për shikuesit dhe vizitorët. Me skenat e vjetra dhe shfaqjet ndërvepruese, njerëzit mund të ndiejnë atmosferën e plotë historike dhe kulturore.

Krahas kësaj, Haikou ka zhvilluar aktivitetin e konsumit “film+turizëm”. Ata që kanë bileta kinemaje mund të përfitojnë ulje çmimi, çka ka zgjeruar skenarët e rinj të konsumit dhe ka stimuluar më tej konsumin kulturor e turistik.

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni