Zv.kryeministri kinez zhvillon videobisedime me sekretarin e Thesarit dhe përfaqësuesin e tregtisë të ShBA-së

Foto nga VCG

Të enjten, zv.kryeministri kinez He Lifeng, i cili është gjithashtu përfaqësuesi kinez për çështjet ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA, zhvilloi videobisedime me sekretarin e Thesarit të ShBA-së Scott Bessent dhe përfaqësuesin e tregtisë Jamieson Greer.

Sipas një deklarate nga pala kineze, të dyja palët zhvilluan shkëmbime të thella dhe konstruktive mbi zbatimin e konsensusit të rëndësishëm të arritur midis dy krerëve të shtetit gjatë takimit të tyre në Busan të Koresë së Jugut dhe bisedimeve të tyre të mëparshme telefonike, si edhe mbi zgjidhjen e duhur të shqetësimeve përkatëse në sektorin ekonomiko-tregtar dhe nxitjen e bashkëpunimit pragmatik dypalësh.

Pala kineze shprehu shqetësime serioze për masat kufizuese ekonomiko-tregtare të ndërmarra kohët e fundit prej ShBA-së kundër Kinës, thuhet në deklaratë.

Të dyja palët ranë dakord gjithashtu të përdorin plotësisht mekanizmin e konsultimeve ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA, për të shtuar mendimet unanime, për të mbajtur nën kontroll mosmarrëveshjet dhe për të forcuar bashkëpunimin duke nxitur zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni