MPJ:Palët përkatëse duhet të ndalojnë ndërhyrjen në çështjet gjyqësore të Hong Kongut dhe në punët e brendshme të Kinës

Foto nga VCG

MPJ:Palët përkatëse duhet të ndalojnë ndërhyrjen në çështjet gjyqësore të Hong Kongut dhe në punët e brendshme të KinësPalët përkatëse duhet të respektojnë sovranitetin e Kinës dhe sundimin e ligjit në Hong Kong. Ato duhet të ndalojnë së bëri vërejtje të papërgjegjshme mbi procesin gjyqësor të Rajonit të Posaçëm Administrativ (SAR), si dhe të ndalojnë së ndërhyri në punët gjyqësore të Hong Kongut dhe punët e brendshme të Kinës në çdo formë, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun.

Foto nga VCG

Guo i bëri komentet në një konferencë të rregullt për shtyp, kur iu kërkua të komentonte mbi “shqetësimin” për çështjen kundër Joshua Wong Chi-fung, të shprehur vazhdimisht nga një grusht politikanësh nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore.

Një gjykatë e Hong Kongut të enjten dha vendimin e dënimit për çështjen e bashkëpunimit të Wong. Duke vënë në dukje se Hong Kongu mbështet sundimin e ligjit, Guo tha se respektimi i ligjit dhe sjellja e shkelësve të ligjit para drejtësisë, është një parim themelor. Wong Chi-fung është fajtor për bashkëpunim me një vend të huaj ose elementë të jashtëm duke rrezikuar sigurinë kombëtare. Vepra penale cilësohet të jetë e një natyre të rëndë. Përballë fakteve dhe provave dërrmuese, Wong nuk kishte arsye për të justifikuar sjelljen e tij dhe u deklarua fajtor, vuri në dukje Guo.

“Qeveria qendrore e Kinës mbështet fuqimisht Republikën e Administratës Speciale të Hong Kongut në mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe ndëshkimin në përputhje me ligjin, e akteve që rrezikojnë sigurinë kombëtare”, tha zëdhënësi.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni