Putini: Bashkëveprimi Rusi-Kinë është faktori më i rëndësishëm për stabilizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare

Foto nga VCG

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh të shtunën në një konferencë për shtypin që bashkëveprimi midis Rusisë dhe Kinës është faktori më i rëndësishëm për stabilizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ai vuri në dukje që Kina është partnerja më e madhe ekonomiko-tregtare e Rusisë, duke shtuar se po vazhdon procesi i diversifikimit tregtar midis dy vendeve nëpërmjet sektorëve të teknologjisë së lartë, gjë që është shumë e rëndësishme.

Putini theksoi gjithashtu që Rusia dhe Kina kanë arritur konsensus të nivelit të lartë për marrëveshjen e bashkëpunimit për naftën e gazin dhe janë të gatshme të bëjnë “një hap real”.

Lidhur me krizën e Ukrainës, Putini theksoi që ai është i gatshëm të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky jo vetëm në Moskë, por edhe në një vend të tretë, por vetëm për nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje përfundimtare.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni