Forumi i 4-t i Zhvillimit të të Drejtave të Njeriut Kinë-Azi Qendrore u mbajt të enjten në Tashkent të Uzbekistanit, duke u fokusuar në promovimin e përparimit të të drejtave të njeriut nëpërmjet zhvillimit me cilësi të lartë.
Në forum morën pjesë ekspertë, studiues e përfaqësues të organeve qeveritare nga Kina dhe vendet e Azisë Qendrore.
Në fjalimin e mbajtur në forum, zv.presidenti i Fondacionit Kinez për Zhvillimin e të Drejtave të Njeriut, Li Hongkui, tha se Kina dhe vendet e Azisë Qendrore duhet t’i përmbahen parimit të promovimit të zhvillimit të të drejtave të njeriut përmes bashkëpunimit dhe zhvillimit.
Ai theksoi rëndësinë e ndërthurjes së nismës “Një Brez, një Rrugë” me strategjitë kombëtare të zhvillimit të vendeve të Azisë Qendrore për të nxitur bashkëpunimin me cilësi të lartë, gjë që do të hedhë një themel të fortë për zhvillimin e të drejtave të njeriut.
Akmal Saidov, drejtori i Qendrës Kombëtare për të Drejtat e Njeriut të Uzbekistanit, vuri në dukje që tema e të drejtave të njeriut është thelbësore për shkëmbimet midis vendeve të Azisë Qendrore e Kinës, duke shtuar se forcimi i bashkëpunimit rajonal mund të ofrojë zgjidhje praktike për sfidat lidhur me të drejtave të njeriut.