Xi nxit ndërtimin më të shpejtë të sistemit intelektual kinez në filozofi dhe shkencat shoqërore

foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar përshpejtimin e ndërtimit të një sistemi intelektual kinez në filozofi dhe shkencat shoqërore.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në një udhëzim mbi promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë të filozofisë dhe shkencave shoqërore.

Ai vuri në dukje se, që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së në vitin 2012, komuniteti i filozofisë dhe shkencave shoqërore i Kinës ka përparuar vazhdimisht në inovacionin e njohurive, inovacionin teorik dhe inovacionin e metodave, duke krijuar një numër rezultatesh të vlefshme kërkimore.

foto nga VCG

Xi theksoi nevojën për të thelluar kërkimin dhe interpretimin sistematik dhe akademik të teorive të reja të Partisë.

Ai bëri thirrje për përshpejtimin e ndërtimit të një sistemi intelektual kinez në filozofi dhe shkencat shoqërore, duke iu përgjigjur më mirë pyetjeve të paraqitura nga Kina, nga bota, nga njerëzit e nga koha, duke u përpjekur për përparim të ri në zhvillimin me cilësi të lartë të filozofisë dhe shkencave shoqërore, dhe duke kontribuuar kësisoj me mençuri dhe forcë në përparimin e modernizimit kinez.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni