Foto nga CMG
Më 10 qershor, në Chongqing të Kinës Jugperëndimore filloi zyrtarisht Konkursi i Dytë Ndërkombëtar i Muzikës “Ylli i Rrugës së Mëndafshit”.
Aktiviteti organizohet bashkarisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Kompleksi Presidencial i Radio-Televizionit të Kazakistanit.
Në forum, këngëtari kinez Zhang Hexuan dhe këngëtarja kazake Lucia dolën së bashku në skenë, duke performuar këngën “Ylli i Rrugës së Mëndafshit”, në 3 gjuhë: kinezisht, anglisht dhe atë kazake.
Njoftimet mbi nisjen e aktivietit tani kanë marrë mbulim të gjerë dhe diskutime entuziaste në mediat kryesore në Kazakistan, duke theksuar lidhjen kulturore gjithnjë e më të madhe midis Kinës dhe Azisë Qendrore.