foto nga VCG
Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të premten një mesazh ngushëllimi Presidentes në detyrë të Venezuelës Delcy Eloína Rodríguez Gómez, për tërmetin e fuqishëm që goditi vendin.

foto nga VCG

foto nga VCG
Xi Jinping shprehu tronditjen dhe keqardhjen e tij kur mësoi për tërmetin shkatërrues në Venezuelë, i cili shkaktoi viktima të rënda dhe dëme materiale. Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, ai shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe të të plagosurve. Kina do t’i ofrojë ndihmë Venezuelës në lehtësimin e fatkeqësisë dhe rindërtimin. Ai shprehu besimin se nën udhëheqjen e qeverisë, populli venezuelian me siguri do ta kapërcejë fatkeqësinë dhe së shpejti do të rindërtojë shtëpitë e tyre.