Wang Yi i bën thirrje komunitetit të biznesit suedez të thellojë bashkëpunimin me Kinën

Foto: Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, takohet me Jacob Wallenberg, kryetar i bordit të kompanisë suedeze “Investor AB”, në Stokholm, Suedi, më 4 korrik 2026. / Ministria e Jashtme e Kinës

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, u bëri thirrje të shtunën familjes Wallenberg dhe sektorit të biznesit suedez që të vazhdojnë të luajnë një rol aktiv në nxitjen e një politike racionale dhe pragmatike të Suedisë ndaj Kinës, duke e ndihmuar publikun suedez të krijojë një njohje më të saktë për Kinën dhe duke forcuar mbështetjen shoqërore për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Wang Yi, njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i bëri këto komente gjatë takimit në Stokholm me Jacob Wallenberg, kryetar i bordit të kompanisë suedeze “Investor AB”.

Ai tha se familja Wallenberg ka lidhje të thella me Kinën. Si një nga grupet e para evropiane që hyri në tregun kinez pas fillimit të politikës së Reformës dhe Hapjes, “Investor AB” ka luajtur një rol pionier dhe shembullor, duke dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve Kinë –Suedi.

Wang Yi theksoi që Kina po ndjek një rrugë zhvillimi që u përshtatet kushteve të saj kombëtare dhe gëzon mbështetjen e popullit, ndërsa po përparon në mënyrë gjithëpërfshirëse modernizimin kinez.

Ai shtoi se zhvillimi i Kinës mbështetet në një forcë të brendshme të qëndrueshme dhe në një logjikë të qartë historike. Kina do të vazhdojë të zbatojë konceptin e ri të zhvillimit për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë, të zgjerojë kërkesën e brendshme, të përparojë hapjen me standarde të larta, të mbrojë tregtinë e lirë dhe ekonominë e tregut, të ndajë mundësitë e zhvillimit me botën dhe të promovojë ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

“Duke përqafuar Kinën, përqafoni mundësitë; duke investuar në Kinë, investoni në të ardhmen,” tha Wang Yi.

Ai i mirëpriti sektorin e biznesit suedez dhe evropian, përfshirë familjen Wallenberg, që të forcojnë më tej bashkëpunimin me Kinën për përfitime të ndërsjella.

Wang Yi theksoi gjithashtu se Kina dhe Suedia po punojnë aktualisht për të rritur besimin reciprok, për t’u përqendruar te bashkëpunimi dhe për t’i rikthyer marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e zhvillimit të shëndetshëm, gjë që kërkon përpjekje të përbashkëta nga të gjitha qarqet e të dy vendeve.

Nga ana e tij, Jacob Wallenberg tha se familja Wallenberg hyri në tregun kinez në vitet ’70-’80 të shek. XX dhe ka qenë dëshmitare e procesit të Reformës dhe Hapjes së Kinës, duke marrë pjesë gjerësisht në shkëmbimet dhe bashkëpunimin mes Suedisë e Kinës në fusha të ndryshme dhe duke përfituar shumë nga ky proces.

Ai vlerëson që Kina ka arritur rezultate të jashtëzakonshme zhvillimi, ndërsa konkurrueshmëria ekonomike dhe ndikimi i saj ndërkombëtar vazhdojnë të rriten.

Sipas tij, thellimi i bashkëpunimit me Kinën është me rëndësi të madhe si për Suedinë, ashtu edhe për Evropën. Ai shtoi se familja Wallenberg ka besim të plotë në perspektivat e zhvillimit të Kinës dhe është e gatshme të vazhdojë investimet, të zgjerojë praninë në tregun kinez dhe të integrohet më tej në zhvillimin e Kinës, duke kontribuuar vazhdimisht në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis Suedisë e Kinës, si edhe midis Evropës e Kinës.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni