Xi dhe Kim shkëmbejnë urime për 65-vjetorin e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë Kinë-Kore e Veriut

Foto nga VCG

Të shtunën, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe president i Kinës, Xi Jinping, dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe kryetar i Këshillit të Shtetit Kim Jong Un, shkëmbyen mesazhe urimi me rastin e 65-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë Kinë-Kore e Veriut.

Xi Jinping vuri në dukje se në vitin 1961 brezi i vjetër i udhëheqësve të Kinës dhe Koresë së Veriut nënshkruan Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë midis Kinës dhe Koresë së Veriut, duke hedhur një themel të rëndësishëm politik e ligjor për konsolidimin e miqësisë midis dy popujve dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin e miqësisë Kinë-Kore e Veriut dhe për mbrojtjen e paqes e të qëndrueshmërisë në rajon dhe në botë. Gjatë 65 vjetëve, të dyja palët kanë ruajtur frymën e traktatit, e kanë mbështetur njëra-tjetrën dhe kanë punuar së bashku për të çuar përpara marrëdhëniet e miqësisë së përhershme me të ardhme të përbashkët Kinë-Kore e Veriut.

Xi ritheksoi në vijim që, pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, qëndrimi i vendosur i Partisë dhe qeverisë kineze në kushtimin e një rëndësie të madhe miqësisë tradicionale midis Kinës e Koresë së Veriut nuk do të ndryshojë; vendosmëria e palëkundur për të mbrojtur interesat e përbashkët dhe një mjedis strategjik të favorshëm midis dy palëve nuk do të ndryshojë.

Nga ana e tij, Kim Jong Un u shpreh që marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor midis Koresë së Veriut e Kinës, si një zgjedhje strategjike dhe pasuri e përbashkët e çmuar për të dy partitë dhe të dy popujt, po ngrihen dhe zhvillohen në një nivel të ri strategjik, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të të dyja vendeve, si dhe për mbrojtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale e botërore në një situatë të ndërlikuar ndërkombëtare. Nxitja e zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor midis Koresë së Veriut dhe Kinës në përputhje me prirjen e ndryshimit të kohës dhe me vullnetin e dy popujve është qëndrim i palëkundur i Partisë së Punëtorëve dhe qeverisë koreanoveriore.

“Jam i gatshëm të punoj me Sekretarin e Përgjithshëm për të çuar përpara miqësinë Kore e Veriut-Kinë dhe për ta bërë një shembull të marrëdhënieve më të forta dhe më strategjike midis vendeve socialiste,” tha Kim Jong Un.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni