Sondazhi i CGTN-it: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

Foto nga VCG

Inteligjenca artificiale po riformëson jetën e njerëzve me një ritëm të paparë. Në të njëjtën kohë, çështje të tilla si paragjykimi algoritmik dhe shkeljet e privatësisë së të dhënave kanë ngjallur gjerësisht shqetësime, duke u shndërruar gradualisht në sfida ndërkombëtare që lidhen drejtpërdrejt me qeverisjen e sigurisë, drejtësinë dhe barazinë. Sipas një sondazhi në internet të publikuar nga CGTN-i, të anketuarit besojnë që zhvillimi i inteligjencës artificiale duhet të ngrihet mbi themelet e sigurisë, besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë. Ata bëjnë thirrje për një bashkërendim më të fortë ndërkombëtar në qeverisjen e AI-së, për të nxitur risitë, duke zbutur në mënyrë efektive rreziqet e mundshme.

Sondazhi dëshmoi që, ndërsa 85.4 për qind e pjesëmarrësve në të i njohën përfitimet e inteligjencës artificiale, ata besojnë gjithashtu që zhvillimi i saj i shpejtë paraqet sfida të reja për sigurinë dhe qeverisjen globale. Kështu, 91 për qind shprehën shqetësimin se përparimi i shpejtë i AI-së mund të shtojë rreziqet e sigurisë, si sulmet kibernetike dhe shkeljet e të dhënave, ndërsa 92.6 për qind mendojnë që dezinformimi i krijuar nga AI e të ashtuquajturit “deepfake” mund të dëmtojë besimin publik dhe kohezionin shoqëror.

Në shkallë globale, qasja e pabarabartë në fuqinë kompjuterike, të dhënat, talentet dhe infrastrukturën digjitale i ka lënë shumë vende në zhvillim në një pozitë relativisht të pafavorshme në garën e AI-së. Sondazhi tregoi që 82.6 % e të anketuarve besojnë se më shumë vende në zhvillim dhe të Jugut Global duhet të përfshihen në hartimin e rregullave për AI-në, për ta bërë qeverisjen globale më të barabartë dhe përfshirëse. Ndërkohë, 87.5 % thanë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkëpunojë për të siguruar që teknologjitë e AI-së të zhvillohen në një mënyrë që mund të përdoren nga më shumë njerëz e të jenë përfshirëse, duke parandaluar thellimin e hendekut digjital.

Ndërsa inteligjenca artificiale paraqet si mundësi të pashoqe, ashtu edhe sfida të përbashkëta, asnjë vend nuk mund t’i përballojë ato i vetëm. Vetëm përmes bashkëpunimit, përfitimit të ndërsjellë dhe qeverisjes së bashkërenduar, AI mund të vazhdojë të zhvillohet në një drejtim që i shërben mirëqenies së njerëzimit. Vitet e fundit, Kina ka parashtruar Planin Global të Veprimit për Qeverisjen e AI-së, duke bërë thirrje që të gjitha palët të çojnë përpara së bashku zhvillimin dhe qeverisjen e inteligjencës artificiale me parimet që AI t’i shërbejë së mirës, të respektimit të sovranitetit, të bashkëpunimit të orientuar nga zhvillimi, të sigurisë dhe kontrollueshmërisë, drejtësisë dhe përfshirjes, si edhe hapjes e bashkëpunimit. Këto propozime kanë fituar gjithnjë e më shumë vlerësim nga publiku global.

83.7 për qind e pjesëmarrësve në sondazh bënë thirrje për një kornizë globale të qeverisjes së AI-së për të parandaluar keqpërdorimin e saj dhe për ta mbajtur teknologjinë nën mbikëqyrje efektive. Ndërkohë, 76.1 për qind shprehën besimin që përparimi i qeverisjes së AI-së nëpërmjet kornizave shumëpalëshe, si Kombet e Bashkuara, do të ishte më i favorshëm për krijimin e një konsensusi të gjerë, në vend që vetëm një numër i vogël vendesh të zotërojnë hartimin e rregullave. Nga ana tjetër, 90.9 për qind e të anketuarve besojnë që hapja e bashkëpunimi dhe jo bllokadat teknologjike janë çelësi për të siguruar zhvillimin e sigurt, të shëndetshëm e të qëndrueshëm të inteligjencës artificiale.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni