Vihet në funksionim platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë për energjinë e erës me kapacitet 16 MW

Platforma kineze e energjisë së erës lundruese me këmbë tensioni prej 16 megavatësh, Haiyou Anlan. /CMG

Platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë me kapacitet 16 megavatë për energjinë e erës, “Haiyou Anlan”, filloi nga funksionimi të enjten, pasi u lidh me rrjetin elektrik të fushës naftëmbajtëse “Lufeng” në Detin Jugor të Kinës, sipas operatorit të saj, Korporata Kombëtare e Naftës Detare e Kinës (CNOOC).

Vënia në punë me sukses tregon se teknologjia kineze e pajisjeve lundruese të energjisë së erës ka arritur një nivel të përparuar ndërkombëtar dhe ofron një zgjidhje të re teknike për zgjerimin e burimeve të erës detare në ujëra më të thella.

Platforma lundruese e energjisë së erës “me këmbë të tendosura” është një strukturë e madhe detare e projektuar posaçërisht për shfrytëzimin e erës detare dhe përbëhet nga një strukturë lundruese e sipërme, një bazë ankorimi në shtratin e detit dhe një sistem lidhës.

Platforma është instaluar 136 kilometra larg bregdetit, në ujëra me thellësi 136 metra. Ajo është e lartë pothuajse sa një ndërtesë 110-katëshe dhe është e pajisur me një turbinë me kapacitet 16 megavatë, e projektuar për të përballuar kushte ekstreme të motit, përfshirë tajfunët e kategorisë 17, duke pasur një jetëgjatësi shërbimi prej 25 vjetësh.

Platforma lidhet me rrjetin elektrik të fushës fushës naftëmbajtëse “Lufeng” nëpërmjet një kablli nënujor 4.3 kilometra të gjatë. Meqenëse prodhimi i energjisë nga era luhatet në varësi të kushteve të motit, në këtë platformë zbatohet për herë të parë një model i integruar i furnizimit me energji nga burime të shumta, duke ndërthurur energjinë e erës detare, prodhimin me lëndë djegëse dhe sistemet e rezervimit të energjisë, duke mundësuar që një përqindje e madhe e energjisë së erës detare të lidhet me rrjetin elektrik të fushës naftëmbajtëse.

Pas vënies në funksionim, platforma pritet të sigurojë 54 milionë kilovatorë energji të gjelbër për fushën naftëmbajtëse çdo vit, duke kursyer rreth 15 000 metra kubë naftë dhe duke pakësuar lëshimet e dioksidit të karbonit me 35 000 tonë.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni