Kinë, rritja e kërkesës për fuqi kompjuterike nxit investimet në zinxhirin industrial

Foto nga VCG

Në konferencën për shtypin të mbajtur të hënën pasdite nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit, zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave tha se, që nga fillimi i këtij viti, investimet kanë luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në nxitjen e transformimit ekonomik, forcimin e bazës industriale dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Sipas tij, investimet po përqendrohen më shpejt në fusha si prodhimi i përparuar, ekonomia digjitale dhe zhvillimi i gjelbër me karbon të ulët, ndërsa fokusi i ndërmarrjeve po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt inovacionit, si kërkimi e zhvillimi dhe projektimi. Rritja e kërkesës për fuqi kompjuterike ka nxitur ndjeshëm investimet në të gjithë zinxhirin industrial. Nga janari deri në korrik, investimet në prodhimin e qarqeve elektronike, materialeve të posaçme elektronike dhe qarqeve të integruara u rritën përkatësisht me 57.7 %, 9.4 % dhe 11.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në sektorin e shërbimeve të informacionit u shtuan me 19.2 %. Ndërkohë, komercializimi i së ashtuquajturës ekonomi e lartësi së ulët po përshpejtohet, me investimet në prodhimin e mjeteve dhe pajisjeve hapësinore e ajrore që u rritën 12.3 %.

Edhe investimet në fusha kyçe gjithashtu kanë vijuar të shtohen. Politika për rinovimin e pajisjeve në shkallë të gjerë ka dhënë efekt të dukshëm. Nga janari deri në korrik, investimet për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve u rritën me 9%, duke kontribuuar me 1.5 pikë përqindjeje në rritjen e përgjithshme të investimeve.

Investimet për përmirësimin e jetesës së qytetarëve janë rritur gjithashtu. Në shtatë muajt e parë, investimet në bujqësi dhe peshkim u rritën përkatësisht me 5.9 % dhe 4.5 %, duke forcuar bazën për sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e industrive rurale. Projektet e restaurimit ekologjik po zbatohen në mënyrë të rregullt, ndërsa ndërtimi i parqeve të vogla urbane po shtrihet në më shumë qytete. Nga janari deri në korrik, investimet në shërbimet e monitorimit dhe trajtimit mjedisor u shtuan me 3 %, duke përmirësuar njëkohësisht cilësinë e zhvillimit të gjelbër dhe mirëqenien e qytetarëve.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni