Foto nga VCG
Platforma e fuqisë kompjuterike e Kinës ka arritur bashkërendim dhe monitorim të integruar të fuqisë kompjuterike në nivel kombëtar, theksoi Ministria kineze të Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit (MIIT) të dielën, duke shënuar formimin e një kuadri bazë me “një rrjet, planifikim të bashkërenduar dhe zhvillim të njësuar” për burimet e fuqisë kompjuterike të vendit.
Infrastruktura kompjuterike është bërë një themel kritik për nxitjen e zhvillimit të inteligjencës artificiale. MIIT ka propozuar përshpejtimin e zhvillimit të një rrjeti kompjuterik të integruar në nivel kombëtar, si edhe thellimin e monitorimit automatik të fuqisë kompjuterike dhe përputhjen e ofertës dhe kërkesës për fuqi kompjuterike.
Platforma e fuqisë kompjuterike, një platformë gjithëpërfshirëse e shërbimeve kompjuterike në nivel kombëtar, ka mbledhur mbi 10 000 ndërmarrje përdoruese të regjistruara. Ajo ofron më shumë se 2 000 produkte të cilësisë së lartë të fuqisë kompjuterike dhe lidh mbi 300 modele të ndryshme në shkallë të gjerë, duke ofruar shërbime të përdorimit të fuqisë kompjuterike nga zhvilluesit e duke grumbulluar dhjetëra miliardë të dhëna të monitorimit të fuqisë kompjuterike.
Kina po punon gjithashtu për të përmirësuar efikasitetin e shfrytëzimit të burimeve kompjuterike dhe po promovon zhvillimin e rregullt të objekteve kompjuterike, duke përshpejtuar krijimin e një arkitekture kompjuterike shumënivelëshe e të shtresuar, tha Zhong Zhihong, kryeinxhinier në MIIT.
Ai bëri të ditur se, deri në qershor, kapaciteti kompjuterik inteligjent i Kinës kishte arritur në 2 185 EFLOPS, 177 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.