Anija kozmike me ekuipazh “Shenzhou-24” do të lëshohet në një kohë të përshtatshme në të ardhmen e afërt, sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës.
Kombinimi i anijes kozmike dhe raketës bartëse “Marshimi i Madh-2F” u transferua të martën në zonën e nisjes në Qendrën e Lëshimit të Satelitëve të Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore.
Kjo shënon një hap kyç në përgatitjet për një mision që do të përfshijë për herë të parë në historinë e programit të fluturimeve hapësinore me astronautë të Kinës si astronautë kinezë, ashtu dhe të huaj në një fluturim të përbashkët.
Një astronaut pakistanez do t’i bashkohet misionit “Shenzhou-24” si specialist ngarkese.