Ministri i Jashtëm kinez takon homologen kanadeze

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të martën në Shenzhen të provincës Guangdong të Kinës Jugore me homologen e tij kanadeze Anita Anand.

Kina e mbështet Kanadanë në praktikimin e vendosur të multilateralizmit, për të dhënë kontribute më të mëdha në bashkëpunimin e Azi-Paqësorit, theksoi Wang.

Kurse Anand u shpreh nga ana e saj që hovi i fortë në përmirësimin dhe rritjen e marrëdhënieve dypalëshe u shërben interesave të përbashkët të të dy palëve dhe është në të mirë të zhvillimit dhe begatisë së të dy vendeve.

Pala kanadeze është e gatshme të punojë me palën kineze për të vendosur objektiva më ambiciozë dhe për të forcuar bashkëpunimin e gjithanshëm në fusha si tregtia, financat, shkenca e teknologjia, turizmi dhe energjetika,  si edhe për të shtuar komunikimin dhe për të bashkërenduar qëndrimet në platforma shumëpalëshe, për të ruajtur së bashku qëndrueshmërinë dhe begatinë rajonale e botërore, theksoi kryediplomatja kanadeze.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni