Foto/Ministria e Jashtme e Kinës
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, dhe zv/Presidenti i Këshillit Federal njëkohësisht Ministër i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis, bashkëdrejtuan të hënën raundin e pestë të Dialogut Strategjik mes Ministrave të Jashtëm të Kinës dhe Zvicrës, në qytetin Nanjing të provincës Jiangsu, të Kinës Lindore.
Wang Yi, i cili është gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), u shpreh se zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-Zvicër pasqyron disa parime të rëndësishme të diplomacisë kineze.
These include treating countries of all sizes as equals and opposing power politics, respecting countries’ independent choices of development paths and non-interference in internal affairs, and leveraging complementary strengths to achieve mutual benefit and win-win outcomes, Wang said.

Foto/Ministria e Jashtme e Kinës
Këto përfshijnë trajtimin e vendeve të të gjitha madhësive si të barabarta dhe kundërshtimin e politikës së forcës, respektimin e zgjedhjeve të pavarura të vendeve për rrugët e tyre të zhvillimit dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme, si dhe shfrytëzimin e forcave plotësuese për të arritur përfitime të ndërsjella dhe rezultate ku fitojnë të gjitha palët, tha Wang.
Kryediplomati kinez theksoi se respektimi i interesave themelore të njëri-tjetrit, përbën bazën politike të marrëdhënieve mes Kinës dhe Zvicrës.
Kina pret që Zvicra të ndërmarrë veprime konkrete për të kundërshtuar “pavarësinë e Tajvanit” dhe për të mbështetur përpjekjet e vendit për ribashkimin kombëtar, shtoi ai.
Wang vuri në dukje gjithashtu se përvoja e suksesshme e bashkëpunimit Kinë-Zvicër, dëshmon edhe një herë se proteksionizmi nuk është zgjidhje për gjithçka dhe se ndërvarësia ekonomike nuk duhet të trajtohet si rrezik për sigurinë.

Foto/Ministria e Jashtme e Kinës
“Hapja dhe bashkëpunimi janë rruga e duhur për të kapërcyer kurthin e lojës ku fituesi merr gjithçka dhe për të ecur drejt një të ardhmeje me përfitime të ndërsjella”, u shpreh ai.
Muajin e kaluar, Kina dhe Zvicra nënshkruan një protokoll për përmirësimin e marrëveshjes së tyre të tregtisë së lirë. Sipas protokollit, të dyja palët do të marrin angazhime të standardeve të larta për hapjen e mëtejshme të tregtisë së mallrave, shërbimeve dhe investimeve. Gjithashtu, do të përmirësohen rregullat që lidhen me origjinën e mallrave, lehtësimin e tregtisë, pengesat teknike në tregti, tregtinë digjitale, konkurrencën, si dhe tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Zvicra është partneri i shtatë më i madh tregtar i Kinës në Evropë, ndërsa Kina është partneri më i madh tregtar i Zvicrës në Azi. Në vitin 2025, vëllimi i tregtisë dypalëshe arriti në 49.04 miliardë dollarë amerikanë.
Gjatë takimit të së hënës, Wang shprehu gjithashtu shpresën se Zvicra do të luajë një rol pozitiv për të ndihmuar Kinën dhe Evropën të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre ekonomike dhe tregtare.
Ai u bëri thirrje Kinës dhe Evropës të mos mbeten të kufizuara në diskutimet mbi “çekuilibrin tregtar”, por t’i trajtojnë siç duhet dallimet përmes dialogut dhe konsultimeve, duke zgjeruar hapësirat e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella.
Kina është e gatshme të forcojë komunikimin strategjik me Zvicrën, të mbështesë multilateralizmin e vërtetë, të nxisë reformimin dhe përmirësimin e qeverisjes globale, si dhe të mbrojë drejtësinë dhe barazinë ndërkombëtare. Sipas tij, të dyja vendet duhet të bashkëpunojnë për t’i sjellë më shumë stabilitet dhe siguri një bote që po përballet me trazira dhe pasiguri.