Peng Liyuan dhe bashkëshortet e udhëheqësve ose përfaqësuesve të APEC-ut vizitojnë ekspozitën “Trashëgimi dhe inovacioni i trashëgimisë kulturore jomateriale në rajonin Lingnan”

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të enjten paradite, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, dhe bashkëshortet e udhëheqësve ose përfaqësuesve që marrin pjesë në Takimin e 33-të të Liderëve Ekonomikë të APEC-ut, vizituan sheshin kulturor të Gjirit të Shenzhen-it.

Peng Liyuan i priti ngrohtësisht dhe bëri foto në grup me mysafiret, ndërsa fëmijët vallëzuan dhe kënduan për t’u shprehur atyre mirëseardhjen. Znj. Peng i ftoi mysafiret të vizitojnë ekspozitën “Trashëgimi dhe inovacioni i trashëgimisë kulturore jomateriale në rajonin Lingnan”, ku ato shikuan punime të bukura zejtarie të trashëgimisë kulturore jomateriale dhe shfaqje artistike me karakteristikat e rajonit Lingnan, duke përjetuar skenën digjitale të rrugëve tradicionale në këtë rajon.

Bashkëshortja e presidentit kinez shkëmbeu mendime me mysafiret, duke u shprehur se kultura e rajonit Lingnan është një degë e rëndësishme e kulturës kineze, e cila shfaq zgjuarsinë e bashkëjetesës midis njeriut dhe natyrës. Sipas saj, pala kineze është e gatshme të forcojë shkëmbimet kulturore me palët e ndryshme. Ndërsa mysafiret vlerësuan lart historinë e gjatë dhe thelbin e kulturës tradicionale kineze, admiruan sukseset e arritura në modernizimin kinez dhe shprehën shpresën për thellimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me Kinën.

Në aktivitet morën pjesë bashkëshortja e presidentit të Kilit María Pía Adriasola, bashkëshortja e presidentit të Koresë së Jugut Kim Hea Kyung, bashkëshortja e presidentit të Filipineve Liza Araneta Marcos, bashkëshortja e presidentit të Vietnamit Ngo Phuong Ly, bashkëshortja e kryeministrit të Singaporit Loo Tze Lui, bashkëshortja e kryeministrit të Tajlandës Thananon Niramit dhe bashkëshortja e përfaqësuesit të drejtuesit ekonomik të Tajpeit të Kinës Ye Zihua.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni