Astronautët e Shenzhou-23 dhe Shenzhou-24 përfundojnë dorëzimin e detyrave në orbitë

Gjashtë astronautët në stacionin hapësinor të Kinës zhvillojnë një ceremoni dorëzimi, duke kaluar çelësin e bazës orbitale, më 28 nëntor 2026. /Foto nga CMG

Astronautët e misioneve Shenzhou-23 dhe Shenzhou-24 zhvilluan të shtunën një ceremoni dorëzimi në orbitë, në stacionin hapësinor kinez “Tiangong”, njoftoi Agjencia Kineze e Hapësirës (CMSA), citon “Xinhua”.

Astronauti pakistanez Muhammad Zeeshan Ali, shtetasi i parë i huaj që hyn në “Tiangong”, do të kthehet në Tokë së bashku me astronautët e Shenzhou-23, Zhang Zhiyuan dhe Li Jiaying, njoftoi agjencia.

Astronauti i Shenzhou-23, Zhu Yangzhu, i cili ka kaluar tashmë gjashtë muaj në orbitë në kuadër të një eksperimenti që zgjat një vit, do të mbetet në stacionin hapësinor për misionin Shenzhou-24, së bashku me komandantin Tang Hongbo dhe astronautin Wu Yi.

Astronautët që kthehen i kanë përfunduar të gjitha detyrat e planifikuara. Ata pritet të kthehen në vendin e uljes “Dongfeng”, në Kinën Veriore, me anijen kozmike Shenzhou-23 në ditët në vijim.

Zhang do të shërbejë si komandant i misionit të kthimit, bëri të ditur CMSA-ja.

Ata do të sjellin në Tokë dhurata misterioze nga “Tiangong”, shtoi agjencia.

Aktualisht, në vendin e uljes dhe në të gjitha sistemet përkatëse po bëhen përgatitjet përfundimtare për të pritur kthimin e astronautëve.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni