Takimi i 11-të Ministror mbi Sigurinë Ushqimore i APEC-ut arriti disa rezultate të rëndësishme

foto nga VCG

Të martën u mbajt në Hangzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore Takimi i 11-të Ministror mbi Sigurinë Ushqimore i APEC-ut. Liu Guozhong, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe zëvendëskryeministër i Kinës, mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe mbajti një fjalim.

foto nga VCG

Liu theksoi që APEC-u luan një rol kyç në ruajtjen e sigurisë ushqimore globale. Kina është e gatshme të punojë me të gjitha ekonomitë për të ndërtuar së bashku një sistem më të fortë të sigurisë ushqimore, u shpreh ai, duke paraqitur katër sugjerime.  Së pari, vendosja e fokusit në përmirësimin e kapacitetit të prodhimit, duke shfrytëzuar burimet përkatëse për të forcuar së bashku themelet e sigurisë ushqimore. Së dyti, forcimi i zhvillimit të nxitur nga inovacioni, thellimi i bashkëpunimit në shkencën e teknologjinë bujqësore dhe kultivimi bashkërisht i faktorëve të rinj për të garantuar sigurinë ushqimore. Së treti, sigurimi i qarkullimit të qetë tregtar, respektimi i multilateralizmit e i drejtimit të përgjithshëm të një ekonomie të hapur dhe ruajtja së bashku e sigurisë dhe e qëndrueshmërisë së zinxhirit të furnizimit ushqimor. Së katërti, mbështetja e përfshirjes dhe përfitimeve për të gjithë, forcimi i bashkërendimit të politikave dhe mbrojtja së bashku e themeleve të sigurisë ushqimore.

foto nga VCG

Në takim u miratua Deklarata e Përbashkët të Takimit të 11-të Ministror të APEC-ut mbi Sigurinë Ushqimore, duke vënë në dukje se rajoni i Azi-Paqësorit, si një zonë thelbësore për prodhimin dhe konsumin global të ushqimit, ka dhënë kontribute të rëndësishme në sigurinë ushqimore globale dhe ka demonstruar qëndrueshmëri në trajtimin e sfidave të fundit. Aktualisht, inovacioni duhet të nxisë transformimin e sistemit bujqësor e ushqimor dhe të promovojë investimet përkatëse. Deklarata nxit të gjitha ekonomitë që të vazhdojnë të përparojnë bashkëpunimin për sigurinë ushqimore, për të përmirësuar cilësinë e nivelet e prodhimit të ushqimit, për të rritur efikasitetin dhe për të forcuar qëndrueshmërinë.

Në takimin me temë “Ndërtimi i një bashkësie të Azi-Paqësorit për lulëzim të përbashkët” ishin të pranishëm gati 200 përfaqësues nga ekonomitë e APEC-ut, Sekretariati dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us