Wang Yi: Çështja e Tajvanit përbën rrezikun më të madh në lidhjet Kinë-ShBA

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi theksoi të enjten gjatë një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio se çështja e Tajvanit ka të bëjë me interesat thelbësore të Kinës dhe përbën rrezikun më të madh në marrëdhëniet Kinë-ShBA.

Sipas udhëzimit strategjik të udhëheqësve të të dy vendeve, marrëdhëniet kino-amerikane kanë mbetur përgjithësisht të qëndrueshme, tha Wang, duke vënë në dukje që kjo u shërben interesave thelbësore të të dy popujve dhe përmbush shpresat e përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas kreut të diplomacisë kineze, të dyja palët duhet që të mbrojnë qëndrueshmërinë e arritur me vështirësi, të përgatiten siç duhet për programet kyçe e të rëndësishme të ndërveprimit të nivelit të lartë, të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit, të menaxhojnë dallimet, të zgjidhin konfliktet dhe të kërkojnë mënyra për të krijuar marrëdhënie strategjike, konstruktive e me zhvillim  të qëndrueshëm, për të arritur respektin e ndërsjelltë, bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta.

Lidhur me çështjen e Tajvanit ministri i Jashtëm kinez e nxiti palën amerikane të mbajë premtimet e saj, të bëjë zgjedhjen e duhur, të çelë hapësirë të re për bashkëpunimin dypalësh dhe të bëjë përpjekjet e duhura për paqen botërore.

Ndërsa Rubio u shpreh nga ana e tij që marrëdhëniet ShBA-Kinë janë marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë, duke shtuar që diplomacia e krerëve të shtetit qëndron në thelb të lidhjeve dypalëshe.

Sipas tij, të dy vendet duhet të ruajnë komunikimin dhe bashkërendimin, të tregojnë respekt të ndërsjellë, t’i trajtojnë si duhet dallimet, të krijojnë kushtet për ndërveprimin e nivelit të lartë të ardhshëm dhe të kërkojnë qëndrueshmëri strategjike në marrëdhëniet ShBA-Kinë.

Të dyja palët shkëmbyen pikëpamje edhe për gjendjen në Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us