Ndërmarrjet qendrore të Kinës kanë ruajtur shpenzimet në kërkim-zhvillim prej mbi 1 trilion juanësh për katër vite rradhazi

foto nga VCG

Ndërmarrjet shtetërore të Kinës (SOE) të administruara drejtpërdrejt nga qeveria qendrore, investuan 1.1 trilionë juanë (rreth 157.69 miliardë dollarë amerikanë) në kërkim-zhvillim në vitin 2025, treguan të mërkurën të dhënat zyrtare.

Shpenzimet për kërkim-zhvillim janë ruajtur mbi 1 trilion juanë për katër vite rradhazi, tha Pang Xiaogang, zv/drejtor i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive me Pronësi Shtetërore të Këshillit të Shtetit të Kinës.

Ndërmarrjet shtetërore qendrore të Kinës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në avancimin e teknologjive kryesore, kultivimin e industrive të reja strategjike dhe në zhvillimin e forcave të reja prodhuese.

foto nga Xinhua

Në vitin 2025, SOE-të qendrore investuan 2.5 trilionë juanë në industritë e reja strategjike, duke përbërë 41.8% të investimeve të tyre totale. Investimet dhe zhvillimi i tyre kanë nxitur rritjen në ndërmarrjet në rrjedhët e sipërme dhe të poshtme përgjatë zinxhirëve industrialë, duke ofruar një mbështetje të fortë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kinës.

Të dhënat treguan gjithashtu se ndërmarrjet shtetërore qendrore shënuan një fitim total të kombinuar prej 2.5 trilionë juanësh në vitin 2025. Deri në fund të vitit të kaluar, asetet e tyre totale kishin tejkaluar 95 trilionë juanë.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us