Beograd, zhvillohet aktiviteti i posaçëm për Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së

Foto nga CMG

Të mërkurën u mbajt në kryeqytetin serb Beograd aktiviteti i posaçëm “Preludi i Galasë së Festës së Pranverës: Bota e shikon së bashku Galanë e CMG-së “. Ky aktivitet u organizua bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Ministria e Kulturës e Serbisë, ambasada kineze në Serbi, ambasada serbe në Kinë, Qendra Kulturore e Kinës në Beograd dhe Instituti “Një brez, një rrugë” i Beogradit. Në të morën pjesë kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Serbisë Ana Brnabiç dhe ambasadori kinez në Serbi Li Ming, i cili mbajti edhe një fjalim. Presidenti i CMG-së, Shen Haixiong, dhe ambasadorja serbe në Kinë, Maja Stefanoviç, mbajtën videomesazhe. 300 të ftuar nga sektorë të ndryshëm të Kinës dhe Serbisë ishin të pranishëm në këtë aktivitet.

Foto nga CMG

Shen Haixiong vuri në dukje që Festa e Pranverës është një simbol kulturor i qytetërimit kinez që ka zgjatur për mijëra vjet, dhe një lidhje shpirtërore që bashkon kinezët në të gjithë botën. Si veprimtaria më e madhe vjetore kulturore në botë për sa i përket shikueshmërisë, Galaja e Festës së Pranverës e CMG-së është mbajtur për 43 vjet rresht, duke u bërë një “festë shpirtërore e Vitit të Ri” që rezonon me popullin kinez në mbarë botën dhe me miqtë brenda dhe jashtë vendit. Ajo hap një dritare për publikun global për të kuptuar kulturën e shquar tradicionale të Kinës dhe epokën e re të gjallë të Kinës. Galaja e këtij viti, me temë “Kali në galopim, vrull i pandalshëm “, do të përdorë risitë teknologjike në “5G+4K/8K+AI” dhe do të shfrytëzojë plotësisht epërsitë e transmetimit të CMG-së në 85 gjuhë për të paraqitur një festë kulturore për publikun si brenda, ashtu edhe jashtë Kinës.

Foto nga CMG

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se CMG-ja, si një urë e rëndësishme për shkëmbime kulturore, promovon qytetërimin kinez nëpërmjet programeve me cilësi të lartë, rrit mirëkuptimin dhe miqësinë e ndërsjellë midis popujve të Serbisë e Kinës dhe sjell gjallëri në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Me rastin e Vitit të Ri Kinez të Kalit, Daçiçi i uroi Kinës sukses të vazhdueshëm, duke i sjellë më shumë qëndrueshmëri botës dhe duke e çuar vazhdimisht botën drejt një të ardhmeje paqësore e të begatë.

Foto nga CMG

Ambasadori kinez në Serbi, Li Ming, theksoi që CMG-ja, si një nga organizatat më të mëdha gjithëpërfshirëse mediatike në botë, vazhdimisht i përcjell botës bukurinë e kulturës kineze nëpërmjet programeve me cilësi të lartë, siç është Galaja e Festës së Pranverës, duke shërbyer si një urë e rëndësishme që lidh Kinën me botën dhe duke lehtësuar komunikimin midis popujve.

Foto nga CMG

Në këtë aktivitet, robotët humanoidë nga Kina interpretuan një valle, duke shfaqur gjallërisht arritjet e Kinës në inovacionin e teknologjisë inteligjente. U shfaq edhe një video promovuese për Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së, që u duartrokit nga të ftuarit.

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us