Wang Yi mbi marrëdhëniet Kinë-BE: Ndërvarësia nuk është rrezik, interesat e ndërthurur nuk janë kërcënim

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi foli për marrëdhëniet Kinë-BE në një konferencë për shtypin gjatë “dy sesioneve” të dielën.

Wang deklaroi se, që nga viti i kaluar, marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve evropiane janë ngrohur. Vlera e përgjithshme e tregtisë dypalëshe i tejkaloi 1 trilion dollarët, mbi 2 milionë turistë evropianë vizituan Kinën pa viza, udhëheqësit evropianë e vizituan Kinën njëri pas tjetrit, shkëmbimet janë bërë gjithnjë e më të ngushta dhe janë arritur një numër marrëveshjesh të reja bashkëpunimi. Faktet vërtetojnë se qëndrueshmëria e marrëdhënieve Kinë-BE buron nga interesat e përbashkët dhe siguria e tyre vjen nga përfitimi i ndërsjellë e bashkëpunimi i favorshëm për të dyja palët.

Wang Yi theksoi se qëndrimi i Kinës për zhvillimin e marrëdhënieve me BE-në është i qartë. “Ne gjithmonë kemi besuar se Evropa është një pol i natyrshëm në botën shumëpolare, një forcë e rëndësishme në ruajtjen e rendit dhe qëndrueshmërisë ndërkombëtare dhe partnere kyçe në arritjen e modernizimit të Kinës. Që marrëdhëniet Kinë-BE të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme e të shëndetshme, kyçi është që Evropa të krijojë një kuptim të saktë të Kinës. Kemi vënë re se gjithnjë e më shumë njerëz me mendje të mprehtë në Evropë bien dakord se Kina nuk është një konkurrente, por një partnere globale, veçanërisht brezi i ri, i cili e sheh Kinën në mënyrë më objektive dhe pozitive,” tha kryediplomati kinez.

Wang theksoi në vijim se thelbi i marrëdhënieve ekonomike e tregtare Kinë-BE janë avantazhet plotësuese dhe një ekuilibër dinamik mund të arrihet në procesin e zhvillimit. Faktet e bashkëpunimit Kinë-BE tregojnë që ndërvarësia nuk është rrezik, interesat e ndërthurur nuk janë kërcënim, bashkëpunimi i hapur nuk do të dëmtojë sigurinë ekonomike dhe ndërtimi i mureve e barrierave vetëm sa do të çojë në izolimin e vetvetes.

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us