Pjesa kontinentale e Kinës ndihmon bashkatdhetarët tajvanezë të prekur nga fatkeqësia e fundit

Foto nga VCG

Zëdhënësja e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, u shpreh të mërkurën se departamentet përkatëse të pjesës kontinentale kanë marrë masa për të ndihmuar bashkatdhetarët tajvanezë dhe ndërmarrjet me investime tajvaneze, të prekur nga stuhia dhe përmbytjet e fundit në tre rajone të pjesës kontinentale.

Zëdhënësja Zhu Fenglian u shpreh në një konferencë për shtyp se departamentet përkatëse në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang, provinca Hubei dhe Gansu të prekur nga moti i keq, kanë vlerësuar menjëherë ndikimin e fatkeqësisë mbi bashkatdhetarët dhe ndërmarrjet tajvaneze duke kryer shpëtimin, zhvendosjen e personave dhe ndihma të ndryshme.

Bashkatdhetarët tajvanezë në këto tre rajonet janë të sigurt, tha Zhu Fenglian, duke shtuar se disa ndërmarrje me investime tajvaneze në Guangxi kanë pësuar humbje ekonomike. Zyra e Çështjeve të Tajvanit po punon me departamentet përkatëse në Guangxi për t’i ndihmuar ndërmarrjet e prekura nga fatkeqësia të kapërcejnë vështirësitë duke rifilluar sa më parë biznesin, tha ajo.

Zhu Fenglian gjithashtu shprehu ngushëllime për masat popullore në rajonin e Tajvanit, të prekur nga tajfuni Bavi, duke thënë se pjesa kontinentale shpreson që banorët e prekur nga fatkeqësia të mund të rivendosin sa më parë prodhimin dhe jetën e përditshme normale.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us