Ambasadori Xie Feng nxit lidhje më të forta dypalëshe në Forumin Kinë–ShBA të Hong-Kongut

Në Forumin e 7-të Kinë–ShBA të Hong-Kongut të hënën, ambasadori kinez Xie Feng bëri thirrje për forcimin e lidhjeve dypalëshe, të bashkëpunimit ekonomik dhe të shkëmbimeve ndërmjet popujve.

Xie parashtroi tre përparësi kryesore për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe: zbatimin e udhëzimit strategjik të udhëheqësve të të dy vendeve, zgjerimin e bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet popullit kinez e popullit amerikan.

Ambasadori u bëri thirrje të dy vendeve të zgjerojnë bashkëpunimin, të menaxhojnë ndryshimet e tyre në mënyrë konstruktive dhe të kërkojnë mënyrat se si fuqitë e mëdha të bashkëjetojnë në paqe, në interes të qytetarëve të tyre dhe të qëndrueshmërisë globale.

Xie theksoi zhvillimin e drejtuar nga inovacioni e me cilësi të lartë, si edhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj hapjes të Kinës, dhe theksoi që këto përpjekje ofrojnë mundësi të ndjeshme për bashkëpunimin praktik ndërmjet dy ekonomive.

Duke cituar shifra nga Këshilli i Biznesit Kinë–ShBA, ai vuri në dukje se 92 për qind e kompanive amerikane të anketuara raportuan fitime në Kinë vitin e kaluar, ndërsa 95 për qind e cilësojnë biznesin e tyre në Kinë si të rëndësishëm për ruajtjen e konkurrueshmërisë globale.

Ambasadori gjithashtu e inkurajoi Hong-Kongun të shfrytëzojë epërsitë e tij unike si “superlidhës” dhe “supershtues vlere” për të forcuar më tej lidhjet ekonomike e tregtare ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Fondacioni i Shkëmbimeve Kinë–Shtetet e Bashkuara dhe Shoqata e Miqësisë me Vendet e Huaja e Popullit Kinez bashkorganizuan Forumin e 7-të Kinë–ShBA të Hong-Kongut, ku pati mbi 300 pjesëmarrës, përfshirë ish-titullarë dhe përfaqësues nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, nga fushat e strategjisë, biznesit dhe instituteve të studimit të politikave.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us